Florentino Perez, i ashpër ndaj çështjes “Negreira” dhe Barcelonës: Asgjë nuk është normale…

Gjatë Asamblesë së Real Madridit, Florentino Pérez foli ashpër për arbitrat spanjollë dhe “çështjen Negreira”. Ai deklaroi: “Nuk është normale që Barcelona t’i ketë paguar zv.presidentit të arbitrave mbi 8 milionë euro për të paktën 17 vite, cilado qoftë arsyeja”. Florentino theksoi peshën e postit të Enríquez Negreira, i cili “komunikonte ngjitjet dhe zbritjet e arbitrave”, dhe vuri në dukje se kjo periudhë përkoi me sukseset më të mëdha të Barcelonës në Spanjë.

Presidenti i Real Madridit shtoi: “Ne jemi të vetmit të paraqitur në gjyq. Katër presidentë i kanë paguar miliona zv.presidentit të arbitrave spanjollë për 17 vite”. Ai kritikoi fort edhe kreun e CTA: “Fran Soto kërkon të mbyllet kjo faqe? Epo kush do ta harrojë?”

Sipas tij, problemi vazhdon sepse “shumica e arbitrave të përfshirë në ‘çështjen Negreira’ janë ende aty”. Ai përmendi edhe një episod para finales së Kupës: “Si është e mundur që arbitri të thoshte se do të merrnin masa kundër klubit tonë?”

Florentino sulmoi gjithashtu Javier Tebas dhe nivelin e dobët të arbitrimit spanjoll, duke theksuar se asnjë arbitër spanjoll nuk u përzgjodh për Kupën e Botës së Klubeve. Ai akuzoi La Liga-n se financon disa media “me qëllim që të dëmtojë Real Madridin”, duke përmendur “Relevo” si shembull.

Ja deklaratat më të forta të Perez:
• “Nuk është NORMALE që Barcelona t’i PAGUAJË zv.presidentit të arbitrave spanjollë më shumë se 8 milionë euro gjatë 17 viteve, çfarëdo qoftë arsyeja. Kjo përkon, rastësisht, me periudhën më të mirë sportive të Barcelonës…”

• “Real Madridi është i vetmi klub, ka paraqitur padi në gjykatë për çështjen Negreira. Katër presidentë të Barcelonës vazhduan t’i PAGUANIN MILIONA zv.kryetarit të Shoqatës së Arbitrave Spanjollë për 17 vite”.

• “Ne kemi fituar 58 trofe në 10 vitet e fundit, duke përfshirë 6 tituj të Champions League në futboll dhe 3 në basketboll. Është diçka për të cilën jemi shumë krenarë. Të jesh tifoz i Real Madridit është një mënyrë jetese”.

• “I dashur Luka Modrić. Ti i përket zemrës së tifozëve të Real Madridit, sepse je si ata. Je i respektuar nga të gjithë, nga kundërshtarët dhe tifozët. Ti je lojtari më i titulluar në historinë tonë, me 28 trofe”. I dashur Luka, faleminderit për futbollin tënd. Ka qenë nder për ne të të shihnim duke luajtur me këtë fanellë”.

• “Si është e mundur që para finales së Kupës së Mbretit 2025, gjyqtarët mbajtën një konferencë për shtyp për të kërcënuar me veprime kundër Real Madridit. E bënë këtë para se të luanim një finale të Kupës së Mbretit. Ata duhet të ishin LARGUAR, por nuk u mor asnjë masë”.

• “Niveli i arbitrave në Spanjë është i PAPRANUESHËM dhe për TURP. Ka një arsye pse FIFA nuk zgjodhi asnjë gjyqtar spanjoll për Kupën e fundit të Botës për Klube”.

• “Nuk është NORMALE që presidenti i La Liga-s të promovojë një ndeshje jashtë Spanjës. Edhe kapiteni i tyre, Frenkie de Jong, mendoi se nuk ishte normale. Po ashtu, NUK është normale që La Liga të mbështesë dy skuadra, Barcelonën dhe Villarrealin, duke iu mundësuar STIMUJ FINANCIARË SHTESË për të luajtur në Miami”.

The post Florentino Perez, i ashpër ndaj çështjes “Negreira” dhe Barcelonës: Asgjë nuk është normale… appeared first on Telesport.