Divorci i Francesco Totti dhe Ilary Blasi do të bëhet zyrtar më 21 mars 2026, duke i hapur rrugë një jete të re dhe martesave të reja. Çështja e ndarjes, e regjistruar në gjykatën e Romës më 24 tetor 2022, ka qenë e tensionuar, me akuza reciproke për tradhti dhe fokus kryesor të gjykatës mbi kapacitetet financiare, për të vendosur kujdesin për tre fëmijët.
Një zhvillim i papritur ishte prania në gjykatë e Cristiano Iovino, i cili pranoi se kishte pasur një “marrëdhënie intime të gjatë” me Ilary për rreth një vit, që kishte nisur më 2021, duke sfiduar versionin e prezantueses në dokumentarin “Unica”. Ilary ka falënderuar Iovinon për “hapjen e syve” mbi të kaluarën e Tottit.
Ajo është në lidhje prej disa vitesh me biznesmenin gjerman Bastian Müller, me të cilin mund të martohet brenda 2026. Edhe Totti ka kthyer faqe, është zhvendosur në një vilë në Fernesina, Roma Veriore, e cila mund të bëhet shtëpia e re me Noemi Bocchi, nëse do të martohet sërish.
The post Gruaja e tradhtoi, Totti drejt mbylljes së divorcit me Ilary Blasi. Epilogu në mars 2026 appeared first on Telesport.











