Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë

“NR Sports”, kompania e Neymar da Silva Santos (babai i Neymarit), ka blerë markën “Pelé”. Sipas gazetarëve brazilianë Pedro Lopes Guimar dhe Danilo Lavieri të UOL, negociatat kanë qenë të thjeshta, pasi marka ishte përdorur shumë pak që pas vdekjes së Pelés më 29 dhjetor 2022.

Blerja përfshin të drejtat mbi emrin dhe imazhin e legjendës braziliane, licencimin e produkteve, arkivat historike dhe asetet e tjera. “NR Sports” ka rinovuar gjithashtu tribunën VIP që Pelé përdorte në “Vila Belmiro”, e cila tani vizitohet nga familja e tij.

Janë ndërruar të gjitha ulëset, është ndërtuar një tualet i ri, është vendosur xham i ri dhe ajër i kondicionuar, me shpenzimet të mbuluara plotësisht nga kompania e familjes “Neymar”. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, marrëveshja thuhet se është mbyllur për rreth 18 milionë dollarë. Njoftimi pritet të bëhet më 19 dhjetor, në përvjetorin e golit të 100-të të Pelés.

The post Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë appeared first on Telesport.