Ish-mbrojtësi i Milanit, Emerson Royal, ka treguar se periudha e tij në “San Siro” ishte shumë e vështirë, duke thënë se kritikat në Itali e bënë të ndihej më i komentuar negativisht se edhe vetë Cristiano Ronaldo.
Ai u shpreh se mungesa e mbështetjes nga tifozët dhe koha e gjatë jashtë fushës pas dëmtimit ndikuan drejtpërdrejt në vendimin për t’u larguar. Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti dot të fitonte asnjëherë simpatinë e publikut.
Në intervistën për Gazzetta dello Sport, Emerson tregoi se që në ditët e para çdo veprim i tij shoqërohej me kritika, duke e detyruar të jepte dyfish për t’u pranuar dhe prapë nuk mjaftonte. Ai shtoi se situata i kujtoi fillimet te Tottenham, me dallimin se atje arriti të ndryshonte opinionin e tifozëve, gjë që nuk e pa të mundur te Milani.
Pas dëmtimit dhe muajve larg fushës, ndjesia e presionit vetëm u shtua. Kështu, pasi pa që raporti me ambientin nuk po përmirësohej, vendosi se largimi ishte zgjidhja më e mirë. Sot, ai thotë se ndihet mirë te Flamengo, ku ka rigjetur qetësinë dhe besimin.
The post Emerson zbulon presionin që e largoi nga Milani appeared first on Telesport.











