Manchester City po përgatit një blerje të madhe për merkaton e janarit. Sipas TEAMTalk, bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Tino Livramento, i cili luan te Newcastle.
Newcastle pati mundësinë ta shiste në verën e shkuar, por refuzoi. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2028. E vetmja mënyrë me të cilën Pep Guardiola ta blejë mbrojtësin anglez është portieri James Trafford, për cilin Newcastle vazhdon të jetë shumë i interesuar.
Pra, një shkëmbim. City mund ta përdorë portierin si pjesë të marrëveshjes për Livramenton, i cili vlerësohet 55 mln paundë.
The post Guardiola shet një portier për të arritur te mbrojtësi i djathtë i preferuar appeared first on Telesport.











