Real Madrid pranon të paguajë bonusin 20 mln euro, Upamecano në dilemën e jetës

Dayot Upamecano është në dilemën e jetës. Kontrata e tij te Bayern skadon në verë dhe në janar mund të nisë legalisht negociatat me çdo klub që interesohet për të.

Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi ka një akord paraprak në parim me Real Madrid. Presidenti Florentino Perez është gati të paguajë komision 20 mln euro për shërbimet e tij, në formë bonusi në momentin e firmës.

Bayern, ndërkohë, ka pranuar t’i rrisë pagën, por nuk e konsideron të arsyeshëm pretendimin e lojtarit për bonus firme. PSG, nga ana tjetër, ashtu si madrilenët, është 100% gati për të vepruar. Upamecano nuk ka vendosur ende.

The post Real Madrid pranon të paguajë bonusin 20 mln euro, Upamecano në dilemën e jetës appeared first on Telesport.