Massimiliano Allegri rikthehet në pankinë në derbin e Milanos 12 vite pas humbjes 1-0 në dhjetor 2013, një episod që parapriu shkarkimin e tij brenda pak javësh. Gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) ai përcaktoi formacionin për Interin. I vetmi dyshim mbetet krah i majtë (Bartesaghi duket favorit ndaj Estupinán). Për shkak të dëmtimit të Giménez, pas mbi 100 ditësh rikthehet dueti sulmues Pulisic–Leão.
Prioritet i trajnerit kuqezi ka qenë mbrojtja. Mungesa e Rabiot e bëri linjën më të brishtë dhe Allegri ka punuar me Tomori–Pavlović–Gabbia si treshen titullare. Milani ende nuk ka pësuar gol nga goditjet ajrore këtë sezon, por kundër Interit (sulmi më i mirë në kampionat), rreziku rritet.
Allegri ripërsëriti mekanizmat e sistemit miks “zonë–një kundër një” dhe punoi intensisht kundër centrimeve e topave ajrorë brenda 16 metrave, problem që të tijtë e vuajtën ndaj Cremonese e Parma. Qëllimi? Të minimizojnë dëmet dhe të marrë hak për golin e Palacio, sipas parimit: “Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”.
The post Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt appeared first on Telesport.











