Nesër hidhet shorti, Italia kërkon të shmang këto dy kundërshtarë në play-off

Nesër në mesditë do të hidhet shorti për play-offin për 4 biletat e fundit të mbetura në dispozicion për Kupën e Botës për zonën e Europës. Italia bën pjesë në vazon e parë dhe do të ketë përballë një nga ekipet e vazos së katërt: Irlanda e Veriut, Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

“La Gazzetta dello Sport” zgjedh Suedinë dhe Rumaninë si dy ekipet të cilat Italia do donte t’i shmangte në gjysmëfinalen e play-off-it.

Suedia përfundoi në fund të Grupit B me vetëm dy pikë në gjashtë ndeshje, por u kualifikua për play-off nëpërmjet Ligës së Kombeve. Pavarësisht rezultateve të tyre të dobëta, ata mbeten kundërshtari më i rrezikshëm falë lojtarëve si Aleksander Isak, Dejan Kulusevski dhe Viktor Gyokeres, sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Rumania nuk është në momentin e saj më të mirë historikisht, por është më mirë të mos i besosh një trajneri me përvojë si Mircea Lucescu, vazhdon më tej “La Gazzetta dello Sport”.

Ndërkohë, Irlanda e Veriut dhe Maqedonia konsiderohen si dy kundërshtarë më pak të rrezikshëm dhe të kalueshëm. Maqedonia e Veriut pësoi 7 gola dje ndaj Uellsit, megjithëse “Axurrët” nuk kanë kujtimë të mira prej tyre, kjo kombëtare i la jashtë Botërorit 2022.

The post Nesër hidhet shorti, Italia kërkon të shmang këto dy kundërshtarë në play-off appeared first on Telesport.