Barcelona ngre stekën, kërkon qendërmbrojtësin 60 milionë eurosh. Shifra mund të rritet nëse…

Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk shumë të madh te Barcelona, reparti i mbrojtjes ka shfaqur mjaft probleme këtë sezon. Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim dinjitoz në merkaton e ardhshme për qendrën e mbrojtjes.

Një nga emrat “big” që po ndiqet me shumë interes nga katalanasit është Goncalo Ignacio, qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, për të cilin ka interes të madh nga disa klube. Sigurisht që bisedimet me Sporting Lisbon nuk do të jenë aspak të lehta, klauzola aktuale e lirimit të Goncalo Ignacio është 60 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij me klubin portugez skadon në vitin 2027.

Ndërkohë, plani i Sporting Lisbon është të rinovojë para përfundimit të këtij sezoni me lojtarin deri në vitin 2030 dhe të rrisë klauzolën për largimin e tij në 80 milionë euro. Emra të tjerë që po ndjek Barcelona për qendrën e mbrojtjes janë edhe Marc Guehi, Ibrahima Konate dhe Dayot Upamecano, të tre do të jenë lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni.

The post Barcelona ngre stekën, kërkon qendërmbrojtësin 60 milionë eurosh. Shifra mund të rritet nëse… appeared first on Telesport.