Kosova barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Gjatë gjithë takimit pati vërshëllima të shumta të tifozëve të pranishëm në stadium ndaj Granit Xhakës, sa herë që ky i fundit prekte topin.
Kjo sjellje e tifozëve dardanas ka sjellë reagime të shumta në mbarë shqiptarinë. Disa mbështesin tifozët që vërshëllyen Xhakën, të tjerët e quajnë akt të turpshëm.
Në mbrojtje të Granit Xhakës, ka dalë edhe i vëllai i tij, ish-mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkruan Taulant Xhaka.

The post Granit Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, vjen reagimi i parë nga familja (foto) appeared first on Telesport.











