Renditja e fundit e FIFA-s: Shqipëria bie me dy vende, Kosova me renditjen më të mirë historike

Pas përfundimit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, FIFA ka publikuar sot renditjen e përgjithshme. Pavarësisht se siguroi biletën për në play-off, Shqipëria ka rënë me dy vende nga renditja e kaluar dhe tani gjendet në vendin e 63-të.

Kosova në anën tjetër është rritur me 4 vende dhe sot renditet në vendin e 84-të, renditja më e mirë që Dardanët kanë pasur ndonjëherë. Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova do të luajë në play-off në muajin mars. Nesër, kuqezinjtë dhe dardanët do të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Përsa i përket 10 kombëtareve më të mira, 4 vendet e para nuk kanë ndryshim nga muaji i kaluar, ndërkohë që Brazili është rritur me dy vende, Gjermania dhe Kroacia me nga një vend. Portugalia dhe Holanda kanë rënë me nga një vend.

 

The post Renditja e fundit e FIFA-s: Shqipëria bie me dy vende, Kosova me renditjen më të mirë historike appeared first on Telesport.