Chiellini për rinovimin e Yildiz: Ka vullnet nga të gjithë, me qetësi do ta bëjmë

“Rinovimi i Yildiz? Me qetësi, kërkon kohë, por ka vullnet nga të gjithë për ta bërë. Me ekuilibër dhe qetësi bëhet çdo gjë”. Kështu u shpreh Giorgio Chiellini, drejtori i strategjisë së futbollit te Juventusi, gjatë “Social Football Summit” në “Allianz Stadium”.

Ai shtoi se klubit i mungon ende një pjesë e fundit e organigramës, drejtori sportive: “Kur të vijë, do të kemi një strukturë të plotë me Comolli në krye të klubit dhe të sektorit sportiv, pastaj do të jem unë, drejtori sportiv dhe Modesto si drejtor teknik. Ky është grupi që do të marrë vendimet”.

Mesazhi i Chiellinit është i qartë: për Kenan Yildiz ekziston dëshira e ndërsjellë për rinovim, gjithçka do të mbyllet në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.

The post Chiellini për rinovimin e Yildiz: Ka vullnet nga të gjithë, me qetësi do ta bëjmë appeared first on Telesport.