Pasi ndihmoi Zvicrën të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm, mbrojtësi i Inter, Manuel Akanji, e ka kthyer vëmendjen të derbi me Milan, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit: “Jam i emocionuar për derbin, mezi pres ta luaj”.
“Sinqerisht, nuk kemi folur shumë për të deri tani. Isha plotësisht i përqendruar te kombëtarja. Tani le të shijojmë kualifikimin për Kupën e Botës dhe pastaj mezi pres të dal në fushë në derbin e parë të Milanos”, shtoi Akanji.
“Nuk kam shënuar ende, shpresoj të ndodhë së shpejti. Puna ime është të parandaloj golat, por është gjithmonë mirë të ndihmoj ekipin me ndonjë gol dhe do të ishte mirë nëse do të ndodhte këtë fundjavë”, deklaroi zvicerani.
Më tej, Akanji tha: “Shpresoj të qëndroj te Inter për vitet e ardhshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit, pastaj unë dhe klubi do të vendosim ose klubi do të vendosë”.
“Gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë gjatë sezonit, por tani për tani jam shumë i lumtur atje te Inter. Chivu është i ri, por më pëlqen shumë mënyra se si i afrohet ekipit, si komunikon me lojtarët, stafin e kështu me radhë. Unë jam Shumë i lumtur me të”, tha Akanji.
“Chivu është i ri, mund të përmirësohet, por si lojtar ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ka mësuar nga trajnerët e tij dhe do ta shohim. Tani të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Nuk e mohoj që objektivi kryesor është titulli kampion”, tha Akanji.
The post Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor appeared first on Telesport.











