Kosova luan sonte ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra mban vendin e parë, Kosova mund të ngjitej në krye vetëm me një fitore me diferencë prej 6 golash, gjë që duket shumë e vështirë.
Trajneri Franco Foda ka bërë 3 ndryshime nga formacioni startus ndaj Sllovenisë, duke lënë jashtë këtij takimi dy titullarët Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu për shkak kartonash, të cilët rrezikonin shumë për ndeshjet e play-offit në muajin mars. Në vend të tyre do të luajnë Fidan Aliti dhe Veldin Hoxha. Po ashtu rikthehet në portë Aro Muric.
Kosova: Muric, Aliti, Dellova, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Gallapeni, Hoxha.
The post Kosova në kërkim të mrekullisë, formacioni zyrtar ndaj Zvicrës. Foda nuk rrezikon me dy titullarët appeared first on Telesport.











