Liverpool, Man City dhe Spurs monitorojnë nga afër sulmuesin që po shkëlqen në Premier League

Liverpool, Manchester City dhe Tottenham po e monitorojnë nga afër sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo. Ekipet “big” në Premier League synojnë ta kenë të tyren lojtarin në merkaton e janarit.

Sulmuesi nënshkroi një kontratë të re në verë edhe për të kishte interes të madh nga klubet klubesh, përfshirë edhe Manchester United. Semenyo ka vazhduar të impresionojë ekipet e tjera me performancat e tij për Bournemouth këtë sezon dhe ofertat kur të hapet afati i ri nuk mund të përjashtohen.

Megjithatë, ndryshe nga raportimet, Semenyo nuk ka kërkuar të largohet dhe besohet se është bezdisur nga këto pretendime.

Asnjë lëvizje nuk u materializua për Semenyo në verë, pasi United nënshkroi Bryan Mbeumo dhe Spurs solli Mohamed Kudus. Ndaj, lojtari nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Bournemouth, deri në vitin 2030.

Spurs po shqyrtojnë të nënshkruajnë një tjetër sulmues në janar, veçanërisht një që mund të luajë në të majtë, ndërsa Liverpool dhe City po mendojnë gjithashtu për opsione të reja sulmuese në planin afatgjatë.

The post Liverpool, Man City dhe Spurs monitorojnë nga afër sulmuesin që po shkëlqen në Premier League appeared first on Telesport.