Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se do të ishte i gatshëm të niste sulme ushtarake brenda Meksikës për të luftuar trafikun e drogës, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se një veprim i tillë është “në rregull për të” dhe “çfarëdo që duhet të bëjnë për të ndaluar drogën”.
I pyetur nëse do të kërkonte lejen e Meksikës, Trump tha se ka folur me zyrtarë meksikanë, por “nuk është i kënaqur me Meksikën” dhe se “ata e dinë qëndrimin tim”.
Siç shkruan Newsweek, ai argumentoi se ndalimet e fundit të SHBA-së në det kanë shpëtuar tashmë jetë amerikane dhe sugjeroi se veprime të ngjashme në tokë mund të justifikoheshin.
“E pashë Mexico City gjatë fundjavës, ka disa probleme të mëdha atje”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.
Trump vazhdoi, “Nuk thashë se po e bëj, por do të isha krenar ta bëja. Do të shpëtonim miliona jetë”.











