Një deklaratë e ish-ambasadorit Avni Arifi në emisionin “Kosova Today” për diasporën ka bërë bujë dhe ka nxitur diskutime të shumta në opinion publik.
Arifi, sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, sqaroi domethënien e kësaj deklarate.
Ai tha se kjo nuk kishte të bënte me diasporën, por me individin.
“Mas pari aty u pa që nuk i kam thënë diasporës ju diaspora lani WC, por ti. Sepse mua më bëri përshtypje që askush nuk e pa që akuza që unë i kqyri interesat e mi kundër interesave të kombit nuk qenka akuzë, dhe a unë se çka i thashë atij se po i pastron WC-të e po vjen këtu e po na shet patriotizëm, po qenka”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.
Para disa ditësh pati një debat të ashpër mes tij dhe analistit Zejnullah Jakupi i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Ish-diplomati iu drejtua Jakupit se edhe ai është shtetas holandez, por megjithatë ka vendosur të vinte dhe të jetonte në Kosovë.
“Kam thënë po vi te varri babës e nanës tem, jo me i pastru tualetin e gjermanit e me i shitë mend kosovarëve se qysh duhet me jetu”, i pati thënë Arifi live në emision.









