Irani fillon “mbjelljen e reve” për të shkaktuar shi mes thatësirës historike

Autoritetet në Iran kanë spërkatur retë me kimikate për të shkaktuar shi, në një përpjekje për të luftuar thatësirën më të keqe të vendit në dekada, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

I njohur si mbjellja e reve, procesi u krye mbi pellgun e liqenit Urmia të shtunën, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit Irna.

Urmia është liqeni më i madh i Iranit, por është tharë kryesisht duke lënë një shtrat të gjerë kripe. Operacione të mëtejshme do të kryhen në Azerbajxhanin lindor dhe perëndimor, tha agjencia.

Reshjet janë në nivele rekord të ulëta dhe rezervuarët janë pothuajse bosh. Javën e kaluar Presidenti Masoud Pezeshkian paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reshje të mjaftueshme së shpejti, furnizimi me ujë i Teheranit mund të racionohet dhe njerëzit mund të evakuohen nga kryeqyteti.