Arrigo Sacchi komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen e Interit ndaj Kairat në Champions League. Pas barazimeve të Napolit dhe Juventusit, zikaltrit i Cristian Chivu do të përballet me ekipin kazak, një sfidë që sipas Sacchi duhet fituar: “Do të ishte vendimtare mbyllja e llogarive të kualifikimit në 1/8 finale dhe menaxhuar me qetësi e maturi garat e tjera. 4 fitore në 4 ndeshje të Champions gjithmonë dërgojnë një mesazh frikësues te kundërshtarët”.
Megjithatë, Sacchi paralajmëron për kujdes: “Kairat nuk është rival i parashikueshëm, sepse kur përballesh me ekipe dukshëm më të dobëta, surprizat e pakëndshme janë gjithmonë prapa derës. Duhet vëmendje maksimale ndaj kazakëve dhe pastaj, nëse vjen fitorja, përqendrim total te kampionati”.
Sa i përket kryesimit të Serie A: “Interi ka një pikë diferencë nga Napoli, por me organikë të plotë mund të luftojë deri në fund për titullin. Për ta bërë këtë duhet të kursejë energjitë. Përvojat e mia me Milanin tregojnë që ndeshjet e Champions-it dhe kampionatit nuk mund të luheshin gjithmonë si duhet pa planifikim të saktë”.
The post “Inter, mbylli llogaritë e kualifikimit në 1/8 Champions, pastaj përqendrohuni te kampionati” appeared first on Telesport.











