Marrëveshja është pranë, Saelemaekers gati të zgjasë kontratën me Milan deri në vitin 2030

Jam rikthyer këtë sezon te Milan për të qëndruar gjatë“, deklaroi Alexis Saelemaekers në ditën e parë të kampit stërvitor me kuqezinjtë dhe belgu është bërë një nga lojtarët e domosdoshëm të trajnerit Max Allegri deri më tani.

Ndaj, mesfushori është afër realizimit të qëllimit të tij. Siç raportohet nga “Milannews.it”, kontakti midis klubit kuqezi dhe stafit të mesfushorit është i vazhdueshëm dhe i frytshëm për një rinovim të kontratës aktuale.

Megjithëse ende nuk janë planifikuar takime të tjera midis palëve për të hyrë në fazën vendimtare të negociatave, ka optimizëm të madh. Saelemaekers është gati të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2030 me Milan.

The post Marrëveshja është pranë, Saelemaekers gati të zgjasë kontratën me Milan deri në vitin 2030 appeared first on Telesport.