Alexis Mac Allister festoi fitoren e Liverpool-it ndaj Real Madridit (1-0), duke vlerësuar bashkimin e skuadrës dhe apeluar për kujdes. Mesfushori argjentinas vendosi ndeshjen me atë goditje të saktë me kokë në pjesën e dytë, duke dhuruar tri pikë të rëndësishme për “Reds”:
“Ishte një ndeshje e bukur ndaj një skuadre të jashtëzakonshme. Morëm fitore të rëndësishme, por e dimë që nuk do të thotë shumë. Vitin e kaluar u renditëm të parët në grup, pastaj u eliminuam shpejt, ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë e përmirësohemi. Ky është një moment pozitiv, por duhet të mbetemi të përqendruar”.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 60-të, nga një krosim perfekt i Szoboszlai: “Pashë hapësirën dhe u futa. Dom dha një top fantastik, unë vetëm duhej ta godisja mirë me kokë. Courtois është një portier i jashtëzakonshëm, por sonte ishim më të mirë dhe e meritonim fitoren”.
Mac Allister komentoi edhe formën personale: “Nuk ishte nisja që shpresoja, por tani po rifitoj ritmin dhe besimin. Desha vetëm të luaja me rregullsi, jam i lumtur që e kam bërë këtë në dy ndeshjet e fundit. Është një shenjë e mirë për mua dhe gjithë skuadrën”.
The post Mac Allister: Fitore e merituar, por të mos harrojmë çfarë na ndodhi sezonin e kaluar appeared first on Telesport.










