Mesfushori i Arsenal vendos rekordin historik, debuton në Champions League pa mbushur ende 16 vjeç

Do të mbushë 16 vjeç më 31 dhjetor, ndaj mesfushori i Arsenal, Max Dowman, është bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të Champions League.

Dowman hyri në fushë në mes të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Slavia Prague, me “gunners” që kryesonin 3-0.

Ai theu rekordin e vendosur në vitin 2020 nga gjermani Youssoufa Moukoko, i cili në moshën 16 vjeç e 18 ditë luajti për Borussia Dortmund kundër Zenit St. Petersburg.

Gushtin e kaluar, Dowman u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier League, në moshën 15 vjeç e 234 ditë, duke luajtur në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds.

Rekordi mbetet te shoku i tij i skuadrës Ethan Nwaneri, i cili debutoi në Premier League në vitin 2022 në moshën 15 vjeç e 181 ditë.

The post Mesfushori i Arsenal vendos rekordin historik, debuton në Champions League pa mbushur ende 16 vjeç appeared first on Telesport.