Kalulu i zhgënjyer nga barazimi: Prisnim një rezultat tjetër në Champions

Pierre Kalulu priste një reagim nga Juventus dje në Champions League, ndaj mbrojtësi francez nuk është i kënaqur me barazimin kundër Sporting Lisbona. Francezi foli për Sky Sport për këtë sfidë.

Ne donim fitoren dje sepse, megjithëse ata luajnë mirë, ne patëm më shumë raste për shënim. Nuk më intereson që humbëm topin në pjesën e dytë; nuk mund ta mbash gjithmonë topin në posedim në një ndeshje të Ligës së Kampionëve“, shpjegoi Kalulu.

“Sinqerisht, prisja një reagim nga shokët e mi të ekipit pas golit sepse jam mësuar të shoh atë qëndrim. Po punojmë mirë me trajnerin e ri dhe duam të vazhdojmë kështu në ndeshjet e tjera”, deklaroi Kalulu.

The post Kalulu i zhgënjyer nga barazimi: Prisnim një rezultat tjetër në Champions appeared first on Telesport.