Slot i trembet Vinicius: Është i shpejtë si rrufeja, gjen hapësira edhe kur e markojnë 4 vetë

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, deklaroi në konferencë për shtyp se kishte parë një Real Madrid të madh që sezonin e kaluar, kur u përballën në fazën e grupeve, por këtë herë madrilenët “kanë më pak dëmtime”: “Sezonin e kaluar luajtëm kundër një Reali me shumë mungesa, këtë vit jo.

Është e vështirë t’i krahasosh, por shoh shumë ngjashmëri. Xabi Alonso ka bërë një punë të shkëlqyer, por edhe Carlo Ancelotti, që ka fituar shumë. Madrilenët kanë shtuar lojtarë të rinj, që mund t’i ndryshojnë ndeshjet. Real Madridi ka qenë gjithmonë i madh në këtë kompeticion. Ata janë një skuadër e madhe, por edhe ne jemi”.

Slot foli edhe për Trent Alexander-Arnold, që mund të luajë kundër ish-ekipit të tij: “Do t’i bëjmë një pritje të ngrohtë, kam kujtime shumë pozitive me të si lojtar dhe person”. Për Vinícius, holandezi tha: “Është i shpejtë si rrufe, shumë i mirë në një kundër një dhe di të gjejë hapësira edhe kur e markojnë katër vetë”.

Liverpool po kalon një javë të rëndësishme pas fitores ndaj Aston Villa, sepse ndodhet përpara ndeshjeve me Real Madridin të martën dhe Manchester City të dielën: “Formacioni i sotëm nuk ndikohet nga ndeshja e së dielës. Ishte koha të fitonim sërish”.

The post Slot i trembet Vinicius: Është i shpejtë si rrufeja, gjen hapësira edhe kur e markojnë 4 vetë appeared first on Telesport.