Lionel Messi, në prag të ndeshjes së tretë të “playoff”-eve të MLS ndaj Nashville, gjeti kohë për familjen duke festuar 13-vjetorin e djalit të tij, Thiago. Fotot e festës u publikuan nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo.
Thiago zgjodhi një festë tërësisht futbollistike, por detaji që tërhoqi më shumë vëmendje ishte se dekorimi ishte 100% në stilin e Barcelonës; me fanella, stemën dhe një sfond që paraqiste “Camp Nou”. Festa tregoi qartë lidhjen e fortë që familja “Messi” ruan me ish-klubin katalanas.
Messi u largua nga Barça më 5 gusht 2021, por dashuria për klubin blaugrana mbetet e pandryshuar, madje është trashëguar edhe te fëmijët e tij. Ndërkohë, argjentinasi është përqendruar në ndeshjen vendimtare të 8 nëntorit kundër Nashville, pas fitores 3-1 dhe humbjes 2-1, me synimin për ta çuar Inter Miami më tej në “play off”.

The post Leo Messi e kthen ditëlindjen e të birit në një festë “blaugrana” kushtuar Barcelonës appeared first on Telesport.



															








