Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se partitë politike do të duhej t’i pengonte për të mos realizuar një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, puna që ata kanë bërë në Qeverinë që tashmë është në detyrë.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se masat e BE-së dhe raportet jo të mira me ShBA-në janë njëri prej indikatorëve se nuk duhet të ketë koalicion qeverisës me Kurtin nga subjektet e tjera politike.
“Gjuha e Kurtit është e papërshtatshme, megjithatë nuk mendoj se do të duhej të ishte pengesë për një bashkëqeverisje. Unë mendoj se dëmet që i janë bërë këtij vendi janë pengesë për një bashkëqeverisje.”
“Ne, derisa jemi nën sanksione të BE-së dhe kemi raporte tepër të këqija me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cili lider politik i Kosovës guxon të hyjë në bashkëqeverisje me këtë, kur zoti Kurti është në prag të sanksionimit me listë të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kajtazi.










