Barcelona do të tentojë një lëvizje surprizuese gjatë merkatos së ardhshme. Klubi katalanas është vënë në ndjekje të Davide Bartesaghi-t, mbrojtësi i ri i krahut të majtë që luan te Milan.
19-vjeçari i cili ka një kontratë deri në vitin 2030 me kuqezinjtë, po luan mjaft mirë si zëvendësues i Pervis Estupiñán në krahun e majtë. Hansi Flick e vlerëson shumë mbrojtësin e ri italian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Edhe pse Barcelona ka një lojtar të konfirmuar në krahun e majtë si Alejandro balde, apo edhe të riun Gerard Martin, klubi katalanas është i vëmendshëm ndaj talenteve të reja, ndaj dhe Bartesaghi ka përfunduar tashmë në radarin e tyre.
The post Barcelona gjen te Milan lojtarin që i duhet për krahun e majtë, zbulimi i kuqezinjve appeared first on Telesport.



 
															






