Kurti: Komuniteti turk, shtyllë e rëndësishme e shtetit demokratik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Kurti, para të pranishmëve tha se komuniteti turk në Kosovë është pjesë përbërëse e zhvillimit të shtetit tonë demokratik.

Ai shtoi se përfaqësimi i komunitetit turk në nivelet më të larta të qeverisjes, përfshirë pozitën e Zëvendëskryeministrit, është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë.

“Angazhimi i Republikës së Kosovës për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve reflektohet qartë në statusin e gjuhës turke në sistemin tonë arsimor dhe institucional. Arsimi në gjuhën turke ofrohet nga niveli parashkollor deri në atë universitar, duke dëshmuar një standard të avancuar të mbrojtjes së diversitetit gjuhësor dhe kulturor, përtej kornizave ndërkombëtare relevante”, tha kryeministri Kurti.