Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja

Endrick mesa duket me zor po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Real Madrid. Braziliani është tejet i mërzitur me situatën aktuale te “Los Blancos”, ku duket qartë që nuk ka besimin e Xabi Alonso, ndaj largimi gjatë merkatos dimërore është zgjidhja e vetme.

“Defensa Central” raporton se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Bundesligë, te Stuttgart. Propozimi i klubit gjerman duket bindës për të gjitha palët: huazim për 6 muaj, me mundësi blerjeje.

Stuttgart do të mbulojë një pjesë të pagës të lojtarit rreth 1.5 milionë euro, pjesa tjetër do paguhet nga Real Madrid. Kushti i vetëm i vendosur nga klubi madrilen është se ka kërkuar një lloj garancie për aktivizimin e sulmuesit të ri brazilian.

Real Madrid ka paguar 60 milionë euro për Endrick te Palmerias, po braziliani deri tani ende nuk ka treguar gjë nga klasi i tij. Transferimi te Stuttgart mund të jetë një lëvizje e shkëlqyer për vetë lojtarin, por edhe për dy klubet.

The post Endrick gjen klubin ideal për të shkëlqyer, braziliani do të largohet nga Reali dhe Spanja appeared first on Telesport.