Vinícius Jr, çështja që po trondit Real Madridin. Tensione, zëra merkatoje dhe ftohja me Xabi Alonso

Rreth Vinícius Jr. situata po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Pas grindjes së ndezur me Xabi Alonso gjatë “El Clasico” qëndron një shqetësim më i thellë në marrëdhënien e tij me ambientin madridist.

Vinícius, gjithmonë simbol i entuziazmit, po has vështirësi me rolit e tij të ri taktik. Ai ka më pak liri sulmuese, i kërkohet më shumë disiplinë dhe sakrificë kolektive, rol në hije në krahasim me Mbappé. Ky “eklipsim” duket se ia ka hequr buzëqeshjen më shumë se episodet e racizmit, të provuara në kurriz. Disa shokë skuadre kanë vërejtur nervozizëm, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë skenarët e ardhshëm.

Zërat e merkatos shtohen. Arabia Saudite ofron më shumë se 200 mln euro, ndërsa në Angli flitet për një shkëmbim të mundshëm me Haaland, çka i ka ndezur rrjetet sociale. Florentino Pérez mbetet i kujdesshëm, nuk dëshiron ta shesë brazilianin së afërmi, por e di se menaxhimi i karakterit të Vinícius është i vështirë. Pra, çështja nuk është e mbyllur, përkundrazi…

The post Vinícius Jr, çështja që po trondit Real Madridin. Tensione, zëra merkatoje dhe ftohja me Xabi Alonso appeared first on Telesport.