Adriano Galliani, ish-drejtues historik i Milanit, foli në 100-vjetorin e “Corriere dello Sport” duke lavdëruar Gattuson, aktualisht trajner i Italisë: “Që kur mori detyrën, Rino i ka fituar të gjitha ndeshjet. Më shumë se 12 pikë në 4 ndeshje nuk mund të grumbullosh. E njoh mirë, është djalë i fortë dhe i vendosur, që di të fitojë respektin e të gjithëve. Nëse dikush mund të na çojë në Botëror, ai është Rino”.
Ish-drejtuesi kujtoi gjithashtu vitet e lavdishme me Berlusconi: “Me 29 trofe gjatë epokës së Silvios, kemi shkruar histori, që do të vazhdojmë ta tregojmë me krenari”.
Në fund, ai foli edhe për Conte, lider në Serie A me Napolin: “Antonio ka fituar shumë, kudo që ka qenë. Është shumë i fortë dhe e di si ta mbajë ekipin nën tension. Napoli ka një grup të mirë. Me 9 lojtarë të rinj i duhet kohë, por do t’ia dalë”.
The post Galliani beson te Gattuso: “Do të na çojë në Botëror”. Për Conten: “Ka fituar kudo, është shumë i fortë” appeared first on Telesport.









