“Brenda një viti e gjysmë kemi ndërruar tre trajnerë. Nuk është e drejtë të fajësohet gjithmonë një person, faji është i të gjithëve. Duhet të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë, – tha sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, pas fitores 3-1 ndaj Udinese, duke komentuar largimin e Tudor dhe pritjen e Spalletti. – E falënderoj Igor për gjithçka bëri dhe i uroj fat. Duhej të jepnim një sinjal, e bëmë, por tani duhet të vazhdojmë, përndryshe nuk vlen asgjë”.
Një nga autorët e golave ishte Federico Gatti: “Fitorja ishte më e rëndësishmja, duheshin vetëm tri pikët. Duhej të rikthenim sigurinë. Për trajnerin e ri, mesazhi ynë është i qartë: jemi grup i bashkuar dhe do të japim 120%”.
Golin e tretë e realizoi Kenan Yildiz me penallti, në shtesë. “Ishte moment i vështirë, por sezoni është ende i gjatë dhe kemi shumë ndeshje përpara nesh”, – tha turku.
The post Vlahovic: Shumë shkarkime trajnerësh te Juventusi, faji është i të gjithëve appeared first on Telesport.










