Toni Kroos, i cili e njeh mirë Vinicius, ka folur në podcastin e tij për “El Clásico” e fundit dhe reagimin e brazilianite kur Xabi Alonso e zëvendësoi me Rodrygo: “Kur bën një ndeshje të jashtëzakonshme, nuk mund të jesh i kënaqur me zëvendësimin. As mua nuk më pëlqente të zëvendësohesha, por për të qenë korrekt, kurrë nuk jam larguar menjëherë në dhomën e zhveshjes”.
Ish-Mesfushori thekson se emocionet e Vinicius i kupton vetëm vetë lojtari: “Askush nga jashtë, edhe pse mund të gjykojë, nuk mund ta kuptojë atë që ndjen një lojtar para 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1. Shumë prej atyre që gjykojnë, thjesht nuk mund të vihen në vendin e tij”.
Kroos i jep edhe një këshillë: “Me qetësi, ndoshta do të mendojë se mund të mbajë pak më shumë inatin. Mund ta kuptoj, por nuk duket sjellje ideale. Megjithatë, kjo është një situatë emocionale e jashtëzakonshme”. Gjermani iu drejtua edhe tifozëve të Real Madridit: “Nuk duhet t’ia merrni gjithçka kaq seriozisht. Trajnerët, veçanërisht ata që kanë qenë lojtarë, nuk e bëjnë gjithmonë”.
The post Kroos mbron Vinicius, por i jep një këshillë: As mua nuk më pëlqente kur më zëvendësonin… appeared first on Telesport.










