Mourinho: Respekti na bën më të mirë, Berlusconi dhe Galliani më uronin pasi mundja Milanin

José Mourinho ka folur për respektin ndaj kundërshtarëve në një lidhje me video gjatë ceremonisë për mbylljen e 100-vjetorit të “Corriere dello Sport”, mbajtur në teatrin “San Carlo” të Napolit.

“Gjatë kohës time tek Interi kam fituar dhe humbur ndaj Milanit, por gjithmonë kujtoj, edhe duke folur me miqtë, se pas një fitoreje, Galliani dhe presidenti Berlusconi hynin në dhomën tonë të zhveshjes për të na uruar. Këto janë gjëra të vogla dhe të mëdha, që tregojnë karakterin sportiv të njerëzve, gjë për të cilën kam shumë respekt”, – tha Mourinho.

Ai shtoi: “Për mua, kundërshtarët, si në aspektin individual, ashtu edhe si skuadra, janë ato që na bëjnë më të mirë. Gjithmonë e kam parë Juventusin si Juventus për historinë e tij, edhe pse në atë periudhë Interi ishte më i fortë dhe Buffon thjesht një nga portierët më të mirë, nëse jo më i miri”.

The post Mourinho: Respekti na bën më të mirë, Berlusconi dhe Galliani më uronin pasi mundja Milanin appeared first on Telesport.