Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Pavarësisht se është 37 vjeç, sulmuesi polak është ende në formë të mirë, gjë që e tregojnë edhe statistikat te katalanasit.
Në sezonin e kaluar shënoi 45 gola në të gjitha kompeticionet, këtë sezon ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje. Për Lewandowski-n ka një interes të madh, por në krye të listës janë 3 ekipe: Al-Nassr, Atletio Madrid dhe Milan.
Al-Nassr është gati ta bëjë polakun një nga futbollistët më të paguar në botë. Klubi saudit e shehy atë si partnerin ideal në sulm të Cristiano Ronaldos. Atletico Madridi kërkon të përsërisë suksesin me Luis Suarez, edhe pse për urugiannin paguan 6 milionë euro. Diego Simeone e pëlqën shumë Lewandowski-n dhe padyshim që do ta mirëpriste krahëhapur në ekipin e tij.
Milan po ashtu është një kandidat serioz dhe një pistë tërheqëse për polakun. Kuqezinjtë janë të vëmendshëm ndaj mundësive të tilla, për të transferuar falas një sulmues të kalibrit botëror.
The post Në Serie A, në Madrid, ose në Arabinë Saudite. Zbulohen 3 ekipet që duan Lewandowski-n appeared first on Telesport.










