David Beckham zbulon pasionin e kopshtarisë, kultivon vetë bathë dhe qepë të kuqe

David Beckham, legjenda e futbollit anglez, ka zbuluar një pasion të ri; kopshtarinë. Në rrjetet sociale, ai ka ndarë momentet ku punon me bimët, duke treguar kujdes të madh për rritjen e tyre. Shpërblimi që merr nuk është një ndonjë trofe, por bizele dhe qepë të kuqe.

Që nga tërheqja e tij para 12 vitesh, pas eksperiencës së fundit te LA Galaxy, anglezi nuk u nda përfundimisht nga futbolli. Më 2018 themeloi Inter Miami, klub ku tani luan Lionel Messi. Megjithatë, siç tregojnë postimet, futbolli nuk e zë të gjithë kohën e tij. Një pjesë e madhe e ditës ia kushton kopshtarisë.

Immagine

David Beckham po shijon qetësinë e fshatit anglez, larg kaosit të Miami. Videoja e publikuar është regjistruar në kopshtin e madh të shtëpisë së tij në Cotswolds. Atje, Beckham shihet duke u ngritur nga toka me një bizele në dorë, ndërsa Victoria i thotë: “Më pëlqejnë bizelët”. Ai pastaj mblodhi dhe pastroi qepët e kuqe, e përfundoi ditën duke ujitur kopshtin e tij të madh, duke bërë shaka me gruan, të cilën tenton ta lagë me ujë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Pasioni i Beckham për kopshtarinë nuk është i ri. Ai dhe Victoria shpesh kanë ndarë me fansat jetën e tyre të përkushtuar te kopshti. Në postimet në rrjetet sociale, ai sugjeron të ardhmen e kultivimeve: “Vitin e ardhshëm kunguj”. Edhe pse këtë verë priste karota të mëdha, ato dolën më të vogla se sa kishte shpresuar.

Origjina e pasionit të Beckham për kopshtarinë lidhet me gjyshin e tij nga nëna, Joe, edhe pse më parë nuk kishte punuar kurrë me duart në tokë. Sidoqoftë, ardhja e COVID e nxiti të admirojë botanikën në një aktivitet të vërtetë: “Teksa vetëm një person për familje mund të dilte për ushqime, i thashë Victorias: Pse të mos e kultivojmë gjithçka këtu? Mund të marrim edhe pula. Ndihem kaq me fat që kam gjithë këtë hapësirë në dispozicion”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Beckham tha se ky stil jetese i sjell paqe dhe e ka bindur se vendimi për të blerë pronën në Cotswolds ishte i duhuri, për të dhe familjen e tij.

 

The post David Beckham zbulon pasionin e kopshtarisë, kultivon vetë bathë dhe qepë të kuqe appeared first on Telesport.