Pas mungesës së Andreas Christensen kundër Olympiacos në Champions për shkak të gastroenteritit, edhe Frenkie de Jong nuk u stërvit sot për të njëjtën arsye. Mesfushori holandez mbetet në dyshim për ndeshjen e së dielës në “Santiago Bernabéu”, ndërsa stafi mjekësor shpreson ta rikuperojë “in extremis”.
Christensen vazhdon të mungojë për shkak të sëmundjes. Këto dy mungesa janë të rëndësishme për Flick, i cili planifikonte De Jong si titullar pranë Pedri dhe Fermín López. Lajme pozitive vijnë nga Raphinha, që po vazhdon rikuperimin dhe mund të marrë lejen mjekësore të shtunën, si dhe Ferran Torres, plotësisht i shëruar nga kontraktura e fleksorëve, i gatshëm për një vend titullari.
Të tjerët e dëmtuar do ta ndjekin “El Clásico” nga shtëpia; Robert Lewandowski, Joan García, Gavi, Dani Olmo dhe Marc-André ter Stegen.
The post Alarm te Barcelona, tri ditë para “El Clásico”. Trajneri Flick rrezikon të humbasë edhe De Jong appeared first on Telesport.