Shaqiri asistoi, Liverpool fitoi (video)

Liverpool luajti në udhëtim ndaj skuadrës Newcastle United në stadiumin “St. James’ Park”, ndeshje kjo, e cila u zhvillua  në kuadër të javës së 37-të të Premier Ligës, raporton Fokusi.info.

Në xhiron e parafundit të Premierligës, ‘The Reds’ kanë arritur që të marrin tri pikë kundër skuadrës së Benitez, duke fituar me rezultatin 2 – 3.

Ishin pikërisht mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi, falë golit të shënuar nga Virgil Van Dijk, në minutën e 13-të të takimit.

Vetëm shtatë minuta më vonë, vendasit arritën  të rikthejnë balancën me anë të golit të Christian Atsu, shkruan lajmi.net.Lojtarët e Klopp nuk u dorëzuan dhe arritën që përsëri të shënojnë me anë të Mohamed Salah, në minutën e 28-të, për ta mbyllur pjesën e parë me avantazh.

Në pjesën e dytë, Newcastle arriti të neutralizonte për herë të dytë epërsinë e Liverpool, falë golit të Salomon Rondon, kur ishte minuta e 54-të e këtij super ballafaqimi për rezultatin 2 – 2.

Ishte Xherdan Shaqiri ai që krosoi nga gjuajtja e lirë dhe gjeti bashkëlojtarin e tij Divock Origi,i cili në minutën e 86-të shënoi me kokë për rezultatin 2 – 3.

Liverpool rimerr përkohësisht kreun e tabelës, për të shpresuar në gabimin e Manchester City kundër Leicester.