Shkruan: Astrit Huskaj
Dëshmia e zotit James Rubin si dëshmitar i mbrojtjes në Dhomat e Specializuara tregon qartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lejimi që ish-zyrtarë të lartë amerikanë të dëshmojnë për mbrojtjen e UÇK-së është dëshmi e pastërtisë së asaj lufte. Z. Rubin, si ndihmës-sekretar i shtetit, ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në raportet e CIA-s, kabllogramet diplomatike dhe informacionet nga të gjitha agjencitë inteligjente për situatën në Kosovë. Amerika nuk do ta lejonte kurrë dëshminë e një zyrtari të tillë nëse nuk besonte në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.
Shtetasit amerikanë nuk dëshmojnë nëpër gjykata ndërkombëtare – përjashtimi ndodh vetëm kur ka interes të lartë shtetëror. Dhe ja ku është: prania e zyrtarëve të ambasadës amerikane dhe përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit në sallën e gjyqit dëshmon se Amerika e monitoron nga afër këtë proces.
Ndërkohë, Qeveria Kurti – që aq shpesh u dëshmua si anti-UÇK – nuk dërgon as përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për ta ndjekur procesin. Hesht, sikur ta donte dënimin e tyre. Turpi ka emër: A. Kurti.