Izraeli ka kryer një sulm me dronë ndaj një baze të Ministrisë së Brendshme siriane në provincën jugore Kuneitra, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve lokale, rreth orës 20:06, dronë të ushtrisë izraelite goditën një bazë të Ministrisë së Brendshme në rrethin Selam të Kuneitrës, në jug të Sirisë.
Në sulmin ajror janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për viktima.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare as nga qeveria siriane në Damask, as nga autoritetet izraelite në lidhje me këtë sulm.
Ndërkohë, dronët izraelitë vazhdojnë të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Sirisë.
The post Iz*raeli su*lmon me dronë bazën e Ministrisë së Brendshme në jug të Sirisë appeared first on Kosovapost.net.