Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim urgjent mbi planin e Iz*raelit për të pushtuar Ga*zën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një seancë urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të siguruara nga Anadolu, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

Burime diplomatike thanë se mbledhja është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të Panamasë – e cila mban aktualisht presidencën e radhës – dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky zhvillim vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot planin për të pushtuar plotësisht Qytetin e Gazës.

Izraeli tashmë po përballet me zemërim të shtuar ndërkombëtar për shkak të gjenocidit të kryer në Gaza, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 61.000 persona. Fushata ushtarake ka shkatërruar tërësisht enklavën dhe ka çuar në vdekje nga uria dhe kequshqyerja.

The post Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë takim urgjent mbi planin e Iz*raelit për të pushtuar Ga*zën appeared first on Kosovapost.net.