Haxhiu: Jemi angazhuar pandërprerë për të adresuar kr*imet e lu*ftës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se aktgjykimi dënues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Ivica Rajkoviqit dhe Dragan Deniqit për krime lufte, përfshirë dhunimin seksual dhe dëbimin e popullatës civile gjatë luftës, përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat dhe ndëshkimit të autorëve të krimeve, transmeton KosovaPost.

Haxhiu tha se gjatë mandatit qeverisës janë angazhuar pandërprerë për të adresuar institucionalisht krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Përballë refuzimit të Serbisë për të dorëzuar në Kosovë kriminelët e luftës, gjatë kohës sa ishim në opozitë, kemi ndërmarrë ndryshime ligjore që mundësojnë gjykimin në mungesë ndërsa si Qeveri, përveç tjerash, i kemi eliminuar të gjitha pengesat me qëllim të zbatimit të plotë të ndryshimeve që ndërlidheshin me gjykimin në mungesë. Tashmë, këto ndryshime janë duke u zbatuar. Kriminelët po strehohen në Serbi, por ata kanë emra dhe mbiemra, dhe do të shpallen kriminelë lufte, një nga një, edhe përmes vendimeve gjyqësore”, ka shkruar Haxhiu.

Sot Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq polic serb atë kohë, janë dënuar në mungesë nga Gjykata Themelore në Prishtinë me nga 15 vjet burgim. Ata akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë majit të vitit 1999 dhe dhunim seksual. Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur me 27 nëntor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

The post Haxhiu: Jemi angazhuar pandërprerë për të adresuar kr*imet e lu*ftës appeared first on Kosovapost.net.