Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut

Jetmir Tofaj është zyrtarisht kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Junikut përcjell KosovaPost.

Kandidatura e tij u konfirmua sot në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Junik, në prani të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama dhe deputetëve Nezir Kraki, Salih Zyba, Taulant Kelmendi dhe Agon Batusha..

“Kjo komunë me vlera të mëdha, histori krenare dhe potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, bujqësi dhe kulturë, meriton një qeverisje të drejtë, të hapur dhe të përkushtuar ndaj përditshmërisë së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

The post Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut appeared first on Kosovapost.net.