Këngëtarja e njohur Egli Tako ka ndarë së fundmi një postim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në njoftimin e publikuar, ajo ka bërë të ditur se të shtunën do të udhëtojë drejt vendlindjes së Gjestit, në Pejë ku do të performojë disa nga këngët e saj më të njohura, shkruan “Kosovarja”.
Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke bërë që fansat e saj dhe të Gjestit të komentojnë me entuziazëm.
Kujtojmë se raporti i Gjesti dhe Egli vazhdon ende të jetë në qendër të vëmendjes.