Goli dhe asistimi i Rashicës nuk i kryejnë punë Werderit, Bayerni kualifikohet në finale të kupës (Video)

Bayern Munich ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët kanë arritur me shumë vështirësi të fitojnë 2 – 3 në udhëtim te Werder Bremen, në një ndeshje, ku shkëlqeu Milot Rashica.

Bayern krijoi epërsi prej 0 – 2, ku Robert Lewanodowski në minutën e 36’ dhe Thomas Muller në minutën e 63’, arritën të shënonin.

Werderi ia doli të rikthehej në lojë, kur fillimisht Rashica në minutën e 74’ asistoi për Osako.

Një minutë më vonë, Rashica pas një depërtimi të jashtëzakonshëm, barazoi rezultatin në  2 – 2.

Por, në minutën e 80’, Bayern Munich fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi Robert Lewandowski, për t’i dërguar bavarezët në finale të Kupës së Gjermanisë.