Wolves e deklasoi Arsenalin (Video)

Wolves i ka dhënë një goditje të rëndë Arsenalit duke e mundur 3 – 1 në ‘Molineux Stadium’, në ndeshjen e mbetur për xhiron e 31-të të Premierligës.

Pas humbjes në shtëpi nga Crystal Palace, Arsenal ka pësuar edhe një humbje tjetër, tani në udhëtim te Wolves, duke ia vështirësuar gjërat vetes për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Vendasit patën një pjesë të parë impresionuese, duke shënuar tri gola, me anë të Neves 28′, Doherty 37′ dhe Jota 45′.

Krejt çka bëri Arsenal deri në fund të ndeshjes, ishte goli i nderit me anë të mbrojtësit Sokratis 80′.

Arsenali gjendet në vendin e pestë me 66 pikë, një pikë më pak se Chelsea, i cili ka 67 pikë.