Bulqizë/Aksident në minierë: Raportohet një i vdekur dhe një i plagosur (Emrat)

Një tjetër minator ka humbur jetën në minierën e Bulqizës dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është Fafil Stojku 50 vjec, ndërsa i plagosuri Lejtim Ramçi.

Minatorët ishin duke punuar në një galeri kromi në fshatin Tërnovë.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes mësohet se Fafil Stojku ka ndërruar jetë për shkak të lëndëve helmuese pas shpërthimit të dinamitit në frontin e punës.

AlpeNews