Januz Salihaj përfundimisht i ka ndarë rrugët me partinë e Ramush Haradinajt. Ai sot ka dhënë dorëheqje siç thotë të parevokueshme, mëson Express. Kjo ka ardhur si shkak i pakënaqësisë që Januzaj e ka pasur brenda Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, konfirmon vetë Salihaj.
Januz Salihaj nuk kishte edhe funskion të ulët brenda partisë, ai ishte drejtori i komisionit për arsim dhe anëtar i kryesisë.
Siç thotë Salihaj e ka pritur AAK-në të reflektojë, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe më pas ka dhënë dorëheqje.
“Sot kam paraqit dorëheqjen time si drejtori i komisionit të arsimit në kuadër të AAK-së dhe anëtar i kryesisë. Kam prit deri tani mos po reflektojnë. Por në vazhdim do t’i shprehi përmes një imelli shkaqet e dorëheqjes”, deklaroi Salihaj.
Ai tha se në mbeldhjen e kryesisë më 28 mars nuk ka marrë pjesë për shkak se nuk ka dashur që prania e tij t’i pengojë.