Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dy emra të mëdhenj të kulturës shqiptare: Moikom Zeqon dhe Piro Milkanin, transmeton KosovaPost.

“Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta, Moikomi më rri përherë në mendje sepse ishte pararendës i modernitetit në poezinë shqipe, në vitet ‘70-‘73. E çau rendin e ngarkesës ideologjike përmes temave universale e metaforave të fuqishme,” shkruan Kurti.

Në një postim në Facebook, e përshkruan Moikomin si një dijetar të rrallë, ‘themelues e inaugurues i zhytjeve nënujore dhe përurues i alpinizmit, deputet kuvendi, ministër kulture, drejtor i muzeut kombëtar, shkrimtar e publicist e përkthyes”.

Kurti, në të njëjtin postim, përkujton edhe regjisorin Piro Milkani, të cilin e cilëson si “kineastin elegant”.

Me shkollimin në ish-Çekosllovaki, Milkani, sipas Kurtit, i dha kinemasë shqiptare figura të paharrueshme: “Portrete që nga malësori i Shembjes së idhujve deri te Ollga e Zonjës nga qyteti. Do ta gjente gjithsesi perëndimin e rinisë së tij në Trishtimin e zonjës Shnajder”, ka shkruar Kurti në Facebook.

The post Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare appeared first on Kosovapost.net.