Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës së sotme në Mitrovicë, ka njoftuar se ka qëndruar edhe pranë Liqenit të Ujmanit. Bashkë me të kanë qenë edhe disa ministra në detyrë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka përmendur sulmin e vitit të kaluar në kanalin e Ibër-Lepencit, teksa ka lavdëruar punën e Ndërmarrjes për sanimin e dëmit të shkaktuar.
“Në kuadër të mbështetjes sonë si qeveri ndaj Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, ia rikthyem së fundmi në shfrytëzim edhe një pronë të saj në komunën e Zubin Potokut, e cila ishte më parë jashtë kontrollit të ndërmarrjes, sepse zotërohej nga strukturat paralele ilegale. Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar Kurti./Reporteri.net